Regjistri i Shtatzënisë
Ne në Suedi kemi qenë të suksesshëm në kujdesin shëndetësor të –- shtatzënive dhe të lindjeve dhe sot jemi ndër të parët në botë sa i përket rezultatit shëndetësor. Me anë të Regjistrit të Shtatzënisë, ne duam të vazhdojmë të zhvillojmë dhe të rrisim cilësinë e kujdesit shëndetësor të shtatzënave dhe foshnjave. Me mbi 110 000 lindje në vit, bëhet ky një burim fantastik i diturisë dhe i zhvillimit!
Regjistri i Shtatzënisë është regjistër kualitativ kombëtar i certifikuar dhe jemi ne në kujdesin shëndetësor që qëndrojmë prapa këtij regjistri. Ne mbledhim dhe trajtojmë informacione lindjes. Të dhënat në regjistër janë të mbrojtura nga ligji suedez dhe mund të përdorën vetëm me qëllim të zhvillimit të kujdesit më të mirë shëndetësor dhe studimit shkencor.
Duke e bërë ç´identifikimin e të dhënave tua personale, kriptimin e të dhënave si dhe kyçjes së sigurt, ky regjistër është i mbrojtur, që asnjë person i paautorizuar, të mos ketë qasje në të. Për t’u njoftuar më shumë rreth këtij regjistri, duhet t’i drejtohesh mamisë tënde. Mamia jote ose mjeku yt, po ashtu, mund të ndihmojnë, nëse ti nuk do që të regjistrohen të dhënat tua. Çdo pjesëmarrje në regjistër është vullnetare.